Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Conference League.
Roma është në avantazh ndaj Feyenoordit, pas 45 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Zaniolo shënoi golin e vetëm në pjesën e parë, duke e ndezur atmosferën në stadiumin “Air Albania”, për rezultatin 1 me 0.
Fillimisht, skuadra italiane humbi njërin nga futbollistët kryesor, me Henrikh Mkhitaryan, që u detyrua të largohet pas një lëndimi. Por, kjo i dha forcë skuadrës së Mourinhos, atje ku gjeti golin e avantazhit.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.
/GazetaBlic Sport/


