Sporti

Policia e Kosovës e konfirmon për ‘GazetaBlic’, Agim Ademi paraqitet për intervistim në stacionin policor

03/22/2023 11:06
nga:Mergim Rreci

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi është paraqitur sot në stacionin e policisë, sipas ftesës të cilën e ka pranuar dje nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë gjë për ‘GazetaBlic Sport’, duke konfirmuar intervistimin e tij dhe gjitashtu njoftuan se të gjitha procedurat e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Ai po intervistohet në cilësinë të dyshuarit për keqpërdorime brenda FFK-së, por nuk ka detaje më të zgjeruara për momentin.

Kjo është përgjigja zyrtare e tyre

Policia e Kosovës me datë 21.03.2023, i kishte lënë ftesë zyrtare kreut të FFK-së, që sot (22.03.2023) të paraqitet në stacion policor për intervistim.

Bazuar në ftesën zyrtare, i njëjti është paraqitur në stacion policor dhe është duke u intervistuar.

Të gjitha procedurat e mëtejme do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. 

/GazetaBlic Sport/