Sporti

Interi siguron shërbimet e mbrojtësit shumë premtues nga Kroacia

01/23/2026 09:23
nga:Mergim Rreci

Leon Jakirovic është në Milano ku do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore gjatë ditës që i paraprijnë nënshkrimit të kontratës me Interin.

Marrëveshja e klubeve për transferimin është konfirmuar tashmë dhe do të përfundojë sot, transmeton GazetaBlic Sport.

Dinamo pranoi ofertën e Interit prej 2.5 milionë eurosh dhe 2 milionë të tjera përmes bonuseve dhe një përqindjeje nga shitja e ardhshme. Kjo përqindje, në varësi të burimeve nga Italia, varion nga 15 deri në 20 përqind.

Mbrojtësi kroat ka lindur në vitin 2008. Ai është 191 centimetra i gjatë dhe mund të luajë si qendërmbrojtës dhe si mbrojtës i majtë.

/GazetaBlic Sport/