Sezoni në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut ka rezultuar jashtëzakonisht i rëndë për FC Shkupin, skuadrën shqiptare, e cila ka mbyllur kampionatin me vetëm një pikë të grumbulluar.
Në një edicion që do të mbahet mend për statistika të dhimbshme, Shkupi regjistroi 0 fitore, 1 barazim dhe 32 humbje, duke u renditur në fund të tabelës së klasifikimit, transmeton GazetaBlic Sport.
Përveç rezultateve negative, ekipi ka pësuar plot 130 gola në 33 ndeshje, një shifër që pasqyron vështirësitë e mëdha me të cilat është përballur gjatë gjithë sezonit.
Me këtë bilanc, Shkupi raportohet të jetë i vetmi klub në ligat elitare të UEFA-s që ka përfunduar sezonin me vetëm një pikë të vetme, një statistikë që e vendos këtë edicion në një kategori historikisht negative.
/GazetaBlic Sport/


