Showtime

Olta habit me deklaratën e saj: Do prish dasmën e Luizit dhe Kiarës

05/01/2023 16:54
nga:G C

Olta Gixhari sapo deklaroi se do t’i prishë dasmën Kiarës dhe Luizit. Por qetsohuni, kjo do të ndodh vetëm nëse çifti nuk e fton në dasëm.

Olta Gixhri ka bërë së fundmi një diskuim me ndjekësit, ku padyshim pyetjet rreth BBV kanë zënë vendin kryesor. Mes tyre një nga pyetjet ishte nëse miqësia me Luizin do të vazhdojë dhe a do të marrë pjesë në dasmën e famshme të Kiarës dhe Luizit.

Olta është shprehur se miqsia padyshim që do të vazhdojë jashtë me Luizin, pasi sipas saj ata kuptoheshin mjaft mirë. Përsa i përket dasmës, patjer që aktorja do të marrë pjesë, por nëse nuk e ftojnë duhet të presim që Olta të prish dasmën, siç sapo lajmëroi./albeu.com/