Katër ndeshje interesante do t’i përcaktojnë katër skuadrat që do ta presin nga një biletë për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
Sonte në fushën e blertë do të zbresë edhe Lille i Edon Zhegrovës, ndonëse ylli kosovar s’do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje shkaku i lëndimit.
Skuadra franceze do të ketë punë me Borussia Dortmundin, derisa gjithçka mbetet e hapur në këtë sfidë pasi loja e parë në Gjermani përfundoi baras, 1:1.
Ja formacionet zyrtare të ndeshjes që luhet me fillim nga ora 18:45.
Lille: Chevalier, Ismaily, Ribeiro, Diakite, Meunier, Andre, Bouaddi, Haraldsson, Cabella, Mukau, David
Dortmund: Kobel, Schlotterbeck, Anton, Emre Can, Ryerson, Gross, Sabitzer, Beier, Brandt, Adeyemi, Guirassy
/GazetaBlic Sport/


