Kupa e Botës 2022

Gerrard: Jude Bellingham do të jetë një superyll i Anglisë

11/17/2022 09:38
nga:Mergim Rreci

Jude Bellingham do të jetë një superyll për Anglinë, sipas Steven Gerrard.

Talenti i Borussia Dortmundit do të paraqitet në turneun e tij të dytë të madh radhazi nën drejtimin e Gareth Southgate pasi ka siguruar ftesën për në Katar 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas një fillimi të shkëlqyer të sezonit si në Bundesligë ashtu edhe në Ligën e Kampionëve, shpresat janë të mëdha që Bellingham mund të ketë një rol të madh edhe në Kampionatin Botëror.

Ish-mesfushori i Liverpool-it dhe Anglisë, Gerrard mendon se ka shumë për të ardhur nga i riu gjatë viteve të ardhshme, ndërsa vlerëson shanset e skuadrës në Katar.

“Bellingham, unë jam një tifoz masiv i tij. Mendoj se në 10 deri në 15 vitet e ardhshme, ai do të bëhet një yll i Anglisë. Unë e dua zonën e mesfushës tani me prezantimin [e tij]. Më pëlqen shumë pjesa jonë e përparme. Mendoj se sfida e madhe për Anglinë është në fazën e mbrojtjes, atje ku duhet të gjejmë partneritetun e duhur”, tha Gerard.

/GazetaBlic Sport/