Sporti

Prishtina në avantazh ndaj Llapit pas pjesës së parë, Drita shkëlqen ndaj Ramiz Sadikut në Gjilan

04/07/2022 14:49
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar pjesët e para në dy gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Prishtina është në avantazh ndaj Llapit në kryeqytet, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një goli shënuar nga Gledi Mici në minutën e 37-të, ai që i dha avantazhin skuadrës së Abdulah Ibrakovic dhe rezultatin 1 me 0, pas 45 minutave të parë.

Megjithatë, një lajm i keq për Prishtinën është se tashmë do të duhet që pjesën e dytë ta zhvilloj me një lojtar më pak, pasi që Agim Zeka u ndëshkua me karton të kuq.

Në ndeshjen tjetër, Drita pothuajse ka përfunduar çështjen e fituesit ndaj Ramiz Sadikut.

Rezultati pas pjesës së parë është 3 me 0, atje ku Albin Krasniqi, Hamdi Namani dhe Muharrem Jashari shënuan golat për “Intelektualët”.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/