David Bettoni ishte ndihmës i trajnerit, Zinedine Zidane gjatë periudhës së francezit te Real Madrid.
Në programin After Foot të RMC Sport, trajneri kujtoi sesi francezi, tani pa klub, përcjell GazetaBlic Sport.
“Zidane gjithmonë më thoshte se donte që lojtarët të ktheheshin në shtëpi dhe të ndjenin dëshirën për të stërvitur përsëri. Ai donte që lojtarët të shijonin çdo stërvitje. Jam i vetëdijshëm se ai është një trajner i pazakontë, i matur, nuk është dikush që flet shumë me shtypin. Ai ka një njohuri të jashtëzakonshme për futbollin dhe për këtë arsye, ai dinte si të merrte vendimet”, tha Bettoni.
“Me Ronaldon duhej të ishim shumë të qartë dhe të saktë, ai gjithmonë donte të dinte pse po bënte një stërvitje specifike”, tha asistenti.
/GazetaBlic Sport/


