Sporti

Onixi nuk ka të ndalur, siguron shërbimet e një tjetër futbollisti të rëndësishëm

01/25/2022 12:36
nga:Mergim Rreci

Skuadra e Onixit vazhdon të jetë njëra ndër skuadrat më të organizuara në Ligën e Parë.

Kjo skuadër e ka mbyllur edicionin vjeshtor në vendin e tretë dhe ka synime të qarta për edicionin pranveor, duke kërkuar inkuadrimin në nivelin elitar të futbollit kosovar.

Kjo skuadër ka siguruar shërbimet e disa futbollistëve në afatin kalimtar të janarit dhe tashmë është pranë zyrtarimit të një tjetër futbollisti me shumë vlerë.

Burime të ‘GazetaBlic Sport’ tregojnë se Almedin Murati është pranë kalimit tek kjo skuadër dhe vetëm detajet e ndajnë nga marrëveshja përfundimtare.

Murati që ka qenë pjesë e disa skuadrave në futbollin tonë, ku ka luajtur tek Drenica, Besa, Vëllaznimi, Dardana dhe Arbëria.

/GazetaBlic Sport/