Onana ka ngjallur interesimin e klubeve angleze.
Pas Chelseat edhe Manchester United ka synim transferimin e portierit të Interit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Gazzetta dello Sport” raporton se United është në garë për të transferuar ish yllin e Ajaxit.
Sipas të njëjtit raportim thuhet se “Djajtë e Kuq” janë afër transferimit të portierit.
Thuhet se oferta prej 50 milionë eurove nga Manchester United është pranuar nga Interi.
Inter madje po mendon edhe zëvendësimin e tij.
Emri i preferuar është ai i gjeorgjianit të Valencias, Mamardashvili, por spanjollët pretendojnë 25 milionë euro për kartonin e tij, ndaj po studiohen edhe profile ‘low cost’ si Keilor Navas dhe Iann Sommer, të dy me eksperiencë dhe që mund të transferohen në Milano për shifra simbolike.
/GazetaBlic Sport/


