Sporti

Onana për të ardhmen: Nuk e di, do të shohim

06/14/2025 13:07
nga:Lorik J

Portieri i Manchester United, Andre Onana, foli për mediat lokale, ndërsa Afrik-Foot raportoi për komentet e tij.

29-vjeçari u pyet për të ardhmen e tij pasi nuk kishte qenë shumë mbresëlënës gjatë dy sezoneve të fundit.

Kur u pyet nëse do të largohej, ai u përgjigj: “A do të largohem? Nuk e di, do ta shohim!”

Onana ka kontratë me Old Trafford deri në vitin 2028, me opsion për një vit shtesë. Pavarësisht kësaj, spekulimet vazhdojnë të qarkullojnë, me raportime të shumta që e lidhin Unitedin me nënshkrime të mundshme të portierëve.

/GazetaBlic Sport