Manchester United thuhet se është i gatshëm të dyfishojë pagën aktuale të Andre Onanës nëse kamerunasi largohet nga Inter.
‘Reds’ duket se janë në një udhëkryq me portierin aktual David de Gea, me kontratën e spanjollit që skadon në fund të javës. Onana i Interit, të cilin Erik ten Hag e kishte në Ajax, konsiderohet si zgjedhja e preferuar e United për të zëvendësuar De Gean si portierin e parë.
Sipas La Gazetta dello Sport, Onana aktualisht fiton 3 milionë euro në sezon dhe United janë të gatshëm ta dyfishojnë atë shumë nëse ai kalon nga San Siro për në Old Trafford.
United duhet të arrijë një marrëveshje me Interin, por nuk duhet të jetë e vështirë të bindë Onanën të bashkohet me Reds.
Interi kërkon të paktën 50 milionë euro për të.
/GazetaBlic Sport


