Sporti

Onana lutet që Nistelrooy të jetë pjesë e Unitedit: Ai është një trajner fantastik!

11/08/2024 09:42
nga:E K

Portieri i Manchester Unitedit, Andre Onana, pas ndeshjes së mbrëmshme në UEFA Europa League ka dhënë një koment pozitiv për trajnerin e përkohëshëm, Ruud van Nistelrooyn.

Ai shpreson që legjenda e “djajve të kuq” të qëndrojë në skuadër edhe me trajnerin Ruben Amorim – i cili e merr “timonin” pas 11 nëntorit.
“Do doja që Ruud van Nistelrooy të jetë me ne edhe pas ardhjes së Amorimit.

“Ai është një djalosh, një trajner shumë i mirë dhe ne presim shumë prej tij. Por, në fund të ditës ne nuk mund të vendosim për këtë. Klubi është ai që vendos”, u shpreh Onana

Kujtojmë se pas shkarkimit të Erik Ten Hagut, Manchester Unitedi ka zhvilluar tri ndeshje me trajnerin Nistelrooy – ku ka fituar dy takime dhe ka barazuar në një ndeshje.