Ministria e Shëndetësisë nuk do të ashpërsoj masat anti-COVID, ani pse në Kosovë i pranishëm është edhe varianti i ri Omicron.
Nëntë raste janë identifikuar dje me variantin Omicron pas testimeve të kryera në vend.
Nga Ministria e Shëndetësisë u tha se aktualisht po zbatohen masat të cilat janë në fuqi dhe se ende nuk kanë marrë ndonjë rekomandim tjetër.
“Aktualisht janë në fuqi një seri masash të cilat duhet të zbatohen për përpikëri dhe të vazhdojë vaksinimi i plotë, ndërsa Komisioni jep rekomandime nëse masat në fuqi janë të mjaftueshme, apo duhet ndryshuar diçka, qoftë në drejtim të shtrëngimit të tyre apo lirimit të tyre. Pra çdo ndryshim i masave është i lidhur me zbatimin e tyre dhe vaksinimin”, thuhet në përgjigje.
Ministria e Shëndetësisë nuk ka marrë asnjë rekomandim për ashpërsimin e masave anti-COVID edhe pas identifikimit të 9 rasteve të infektuara me variantin e ri Omicron të COVID-19 në vend.
“Komisioni këshillëdhënës lidhur me pandeminë COVID-19 jep rekomandime për Ministrinë e Shëndetësisë lidhur me masat kundër COVID-19, bazuar në situatën epidemiologjike të IKSHPK-së në vend, ecurisë së pandemisë në vendet e tjera, dinamizmin e situatës epidemiologjike dhe rekomandimet që jepen edhe nga mekanizmat si OBSH e ECDC” thuhet në përgjigjen e MSH-së.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur dje se nga testimi i 22 mostrave të periudhës kohore 15-25 dhjetor 2021, 9 prej tyre kanë rezultuar pozitive me variantin e ri të cilat dy raste janë të importuara nga SHBA-të, dy raste janë të importuara nga Londra, Mbretëria e Bashkuar, një rast është i importuar nga Franca dhe katër raste me variantin Omicron të detektuar janë në komunën e Mitrovicës, të cilët mohojnë historine e udhëtimit dhe se kanë pasur kontakte me dikë nga jashtë. Front Online
Delegacioni erdhi, por çka ndodhi me njohjen e paralajmëruar nga Pacolli?!


