Zyrtarisht edhe Shqipëria preket nga varianti Omicron. Dy rastet e para janë konfirmuar nga laboratori i referencës në Gjermani.
Por ndryshe nga vendet e tjera që po anulojnë festimet nga frika e Omicronit, komiteti i ekspertëve në Shqipëri ka hequr orën policore natën e ndërrimit të viteve, duke lejuar festimet jo vetëm në sheshe.
“Ora policore do të mbetet e njëjtë, pra ora 23:00, me përjashtim të natës së ndërrimit të viteve, në linjë me përcaktimet e standardit të lejimit”, deklaroi zëvendësministrja Mira Rakacolli.
Varianti Omicron ka alarmuar mbarë botën për shkak të transmetueshmërisë së lartë dhe frikës së kolapsit në spitale. /A2 CNN
LAJMI I FUNDIT: Dyshohet për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, policia largon stafin


