Partizani dhe Tirana do të përballen ditën e sotme në kuadër të javës së 24-t të “Abissnet Superiore”.
Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 16:30. Pas këtij dueli ka folur drejtori sportv i bardhebluve, Omer Bunjaku.
“Besoj që jemi në rrugë të mirë, në rrugë të duhur, vazhdojmë me rezultate pozitive. Besojmë që do të vazhdojmë edhe në këtë ndeshje dhe të radhës. Duke luajtur sa më shumë, duke u rikthyer lojtarët, ende s’jemi Tirana që e presim, por deri tani jemi okej. Duhet të fillojë që Tirana të futet për të fituar. Jemi futur me këtë mentalitet këtë vit, si të jetë finale. Sa ka ndryshuar? Shifen rezultatet.
Lojtarët e rinj? Nuk besoj që trajneri ka thënë është maksimumi. Sidomos në ndeshjen me Dinamon kemi pasur në lojë lojtarët e janarit. Tani jemi brenda pritshmërive. Prej janarit e këtej s’kemi asnjë humbje, kemi fituar ndeshjet direkte me rivalët për mbijetesë. Shumë kanë thënë që kjo Tiranë ka mbaruar, por kjo s’ka mbaruar, ata po vrapojnë pas Tiranës. Synimi ynë është që së paku të kalojmë edhe Vorën”, tha Bunjaku.


