Sporti

Omer Bunjaku filloi punën tek Ballkani, zyrtarzimi së shpejti

08/22/2023 19:50
nga:L J

Drejtori i njohur sportiv, Omer Bunjaku ka filluar zyrtarisht punën që sot në klubin kampion të Kosovës, FC Ballkani.

Bunjaku ishte sot prezent në stërvitjet e klubit suharekas, teksa ndoqi nga afër lojtarët dhe punën e tyre, mëson GazetaBlic Sport.

Klubi i Ballkanit pritet të zyrtarizojë së shpejti kalimin e tij tek klubi i Ballkanit, si drejtor sportiv.

Bunjaku ishte drejtor sportiv tek Shkupi, ku kishte suksese të mëdha, teksa ai tani do vazhdojë punën tek Ballkani, pas largimit të Nderim Nexhipit.

Zyrtarizimi i Ballkanit për Bunjakun pritet të ndodhë shumë shpejtë, pasi për të gjitha çështjet veçse janë dakorduar.

/GazetaBlic Sport