Sporti

Omer Bajraktari, ylli i ri i Malishevës, që po shkëlqen në Superligë në duelet e fundit

02/16/2026 17:27
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka shënuar fitore të rëndësishme sot në ballafaqimin ndaj Ballkanit.

Malisheva triumfoi me rezultatin 1-2 në stadiumin e qytetit në Suharekë, duke fituar tre pikë të mëdha në Superligën e Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.

Një nga lojtarët që shkëlqeu sot ishte Omer Bajraktari.

Mbrojtësi i majtë, 18 vjeçari, Omer Bajraktari ishte në perfeksion sot në duelin ndaj Ballkanit, duke neutralizuar mjaft mirë sulmuesit e ekipit kundërshtar.

Duket se Malisheva ka fituar një lojtar me shumë perspektivë – i cili mund të jetë kyç në të ardhmen e klubit.

/GazetaBlic Sport