Showtime

Olta Gixhari i dërgon ‘bakshish’ Olti Currit në shtëpi

06/03/2023 08:19
nga:G B

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 2”, aktorja Olta Gixhari është mjaft aktive nëpër rrjete sociale kohëve të fundit.

Madje, ajo ka një raport shumë të mirë me opinionistin, Olti Curri, e ky i fundit përmes një video të publikuar në rrjetin social “Instagram”, ka treguar se ditën e djeshme aktorja ka qenë e ftuara e tij në shtëpi.

Opinionisti i “Big Brother VIP Kosova” ka shkruar se “Kur vjen për qoke Olta Gixhari”, duke e bashkangjitur një emoji të zemrës videos.

Aktorja pasi merr një çokollatë nga Olti, i lë ‘bakshish’ atij.

Kujtojmë se aktorja do të jetë së bashku me fituesin e “Big Brother VIP Albania 2”, Luiz Ejllin në filmin që do të titullohet “Në kuadër të dashurisë“, ku siç duket janë frymëzuar nga frazat e përdorura në Big Brother VIP”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Olti Curri? (@olticurri)