Showtime

Olta Gixhari dhe Romeo Veshaj shkëmbejnë puthje në buzë?

10/17/2023 17:57
nga:Y I

Aktorja shqiptare Olta Gixhari, së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas” ku foli më shumë rreth eksperiencës së saj në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”.

Olta u pyet më shumë rreth bashkëpunimit të saj dhe këngëtarit Luiz Ejlli i cili ishte gjithashtu protagonist në film në rolin e Besit, partneri i Oltës në film.

Aktorja gjithashtu u pyet për puthjet në film mes saj dhe Luizit.

“Nuk e di, nuk më kujtohet fare. Puthjet në film janë shumë teknike, prandaj duhet të shikoni dokumentarin të kuptoni sa teknike janë. Pastaj, ‘baby kiss’ kemi bërë ne, nuk ishte puthje kush e di se çfarë”, u përgjigj ajo e cila më vonë e sfidoi që të luante edhe ajo një rol me të.

Dyshja provokuan me lëvizjet në emision, por nuk e realizuan puthjen.