Filmi ‘Në kuadër të dashurisë’ është një nga prodhimet më të komentuara të momentit, ku të gjithë ndjekësit janë të entuziazmuar të shikojnë personazhet e tyre të preferuar në aktrim.
Teksa thuhet se mund të publikohet në muajin tetor, ‘Top Channel Films’ vazhdimisht i ka përditësuar mbështetësit me copëza nga xhirime, momente nga backstage, dhe pak nga dy protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, të cilët në një moment janë edhe në shtrat.