Duket se marrëdhënia mes Oltës dhe Armaldos këtë javë është krisur, dhe mes tyre kanë nisur përplasjet.
Në një debat mes tyre ditën e sotme, Olta është shprehur se ai është njeri i lëkundur dhe nuk mban një qëndrim, duke e quajtur edhe mosmirënjohës.
Armaldo: Më thuaj një fakt që tregon se jam i lëkundur me ty.
Olta: Dje ishe me mua, sot je me Luizin. Mua njerëz të tillë nuk më duhen afër.
Armaldo: Perceptimi jot është i gabuar. Mjafton që unë mos të bëj dëm ty. Se me kë rri unë, se ku shkoj unë…është loja ime.
Olta: Më hodhe poshtë gjithë investimin dhe gjithë energjinë që kam shpenzuar me ty. Je mosmirënjohës. Kalove nominimin, të nesërmen në mëngjes more Kiarën për dore dhe tentuat të më vinit në lojë.
Armaldo: Jo, e ke shumë gabim, do t’a sjellësh vetë situatën këtu.


