Showtime

Olsi Bylyku reagon për herë të parë pas largimit nga BBVA, ironizon me Ledion Liçon

02/11/2024 13:53
nga:G C

Olsi Bylyku ishte një prej ish-konkurrentëve të ‘BBV3’ rrugëtimi i të cilit mbaroi shumë shpejt. Pas daljes nga formati, ai ‘u fsheh’ për një kohë të gjatë.

Pas eliminimit ai nuk u shfaq në asnjë intervistë madje as në ‘Fan Club’.

Mbrëmë ai ka postuar një fotografi në Instagram ku shkruan: ‘Pilo is cofidential’.

Ky shkrim lidhet me një kunjë të drejtpërdrejtë me Ledionin dhe ‘Top Channel’.

“Kolonjar festën mënjanë, Pilon gjetën Pilon vranë’– ishte kjo shprehja që Ledioni ka thënë gjatë një puntate në emision, të cilës Olsi i është përgjigjur.