Moderatorja e njohur Bora Zemani ka përfunduar në spital.
Këtë e ka bërë të ditur shoqja e Borës, Semi Jupaj, e cila ka qenë pjesë e “Big Brother Vip”.
Pas atij lajmi njerëzit filluan një sërë aludimesh, por si është tani Bora Zemani?
Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen” tregoi se Bora është mirë pas një ndërhyrjeje që ajo ka pasur nëpërmjet një video që ajo ka postuar duke treguar gjendjen e Borës.Gjithashtu Olsa tregoi se moderatorja nuk do të mungojë në puntatat e ardhshme të “Për’puthen”.
Ende nuk është e qartë se çfarë ndërhyrje ka bërë Bora, por siç duket nuk është diçka serioze./GazetaBlic/


