Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo, ka thënë se krahasimi i talentit të ri Lamine Yamal me legjendën Lionel Messi është i padrejtë, duke theksuar se i riu spanjoll duhet ta ndjekë rrugën e tij.
Yamal ka dalë nga akademia e famshme La Masia, njësoj si Messi, çka ka nxitur krahasime të shumta. Megjithatë, Olmo ka insistuar se një krahasim i tillë nuk është i drejtë.
“Lamine ka rrugën e tij dhe e di shumë mirë këtë. Krahasimi i çdo lojtari me Messin është çmenduri”, ka thënë Olmo.
Yamal ka shënuar një gol spektakolar me roveshatë në fitoren 3-0 ndaj Real Oviedos, duke ndihmuar Barcelonën të kalojë në krye të LaLiga.
Tetëmbëdhjetë vjeçari ka debutuar me ekipin e parë që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare dhe ka thyer disa rekorde, përfshirë atë si golashënuesi më i ri në LaLiga.


