Lajme

Olluri: Kurti e ka harruar Rexhep Selimin, bashkëshortja e tij ka hatërmbetje me VV-në

06/13/2024 21:26
nga:Y I

Gazetari Parim Olluri ka komentuar veprimet e Albin Kurtit si pushtetar, përkatësisht për qasjen e këtij të fundit ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, në mesin e tyre edhe ish-bashkëpartiakun e tij, Rexhep Selimin.

Olluri ka thënë se kryeministri e ka harruar Rexhep Selimin për shkak të inateve me Thaçin, Veselin e Krasniqin.

Ai madje ka hedhur edhe dyshimet se edhe bashkëshortja e Selimit, Shqipe Selimi ka hatërmbetje me Kurtin.

“Mua çka më duket e çuditshme është për shkak të inateve me Thaçin, Veselin e Krasniqin Kurti e ka harru edhe Rexhep Selimin, bashkëpartiakun dhe shokun e tij. Unë kam pa tek Kurti postim për heroizmin e Ivanoviqit e Zoran Gjingjiqin e nuk pashë postim për heroizmin e Rexhep Selimit, nëse nuk do me bë për Thaçin e Veselin së paku bëjë për Rexhep Selimin – bashkëshorten e tij e kanë në grup parlamentar, prej deputeteve që fol më së paku në grupin parlamentar të VV-së, aty ka një hatërmbetje”, ka thënë Olluri në Pressing.

“Nuk mërzitën as për Rexhep Selimin”, ka ritheksuar ai.