Sporti

Olivier Giroud merr ftesë nga kombëtarja e Francës për Kupën e Botës

11/07/2022 08:39
nga:Lorik J

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud do të jetë në listën e Francës të thirrur nga Didier Deschamps për të garuar në Kupën e Botës në Katar. Kjo listë do të shpallet të mërkurën në mbrëmje nga trajneri.

Sipas RMC Sport, Olivier Giroud do të grumbullohet në listën e Francës për të garuar në Botërorin 2022 në Katar.

I kthyer në grupin e Francës gjatë grumbullimit të fundit, sulmuesi i madh do të ketë mundësinë, gjatë Kupës së Botës, të kalojë Thierry Henry për t’u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Francës (49 gola për Giroud aktualisht, 51 për Henry).

/GazetaBlic Sport