Olivier Giroud është shumë krenar që luan për Milanin në një stadium si San Siro, pasi shënoi dy gola në ndeshjen e tij të parë në shtëpinë e klubit të tij.
Skuadra e Milanit ka fituar ndaj Cagliarit me rezultatni 4:1, me dy golat e realizuar nga Olivier Giroud dhe nga një gol të Leaos dhe Tonalit, përcjell GazetaBlic Sport.
“Jam shumë krenar që luaj për Milanin dhe në një stadium si San Siro,” tha Giroud për DAZN.
“Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e ekipit, sepse e filluam lojën duke luajtur stilin tonë të futbollit. Ne u lidhëm me të vërtetë në fushë dhe mund të kishim shënuar më shumë, ndërsa mbështetja nga tifozët ishte e jashtëzakonshme ”.
“Ibrahimovic është një kampion i madh dhe shumë i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes. Ne duam të luajmë së bashku, por jam i lumtur që luaj me të gjithë shokët e mi të skuadrës. Nuk ka rëndësi se kush luan, është e rëndësishme të respektohen vendimet e trajnerit”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


