Kupa e Botës 2022

Olivier Giroud: I gjithë kombi është me ne, le të fitojmë Kupën e Botës!

12/15/2022 08:32
nga:Mergim Rreci

Franca ka siguruar finalen e madhe në Kupën e Botës.

‘Gjelat’ kanë triufmuar mbrëmë ndaj Marokut dhe do të luajnë të dielën në finalen e dytë radhazi të Kupës së Botës, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe sulmuesi Olivier Giroud, i cili theksoi se në karrierën e tij ka mësuar të fitojë nga gabimet e mëparshme dhe se ndihet krenar që përfaqëson ëndrrën e të gjithë kombit të tij,

“Në jetë asnjëherë nuk humbet, thjesht ato gabime të bëjnë të mësosh. Duhet t’i përdorësh gabimet për të arritur më pas objektivat dhe gjëja më e rëndësishme është kur sheh shkëlqimin në sytë e njerëzve kur ata janë duke festuar arritje të tilla. I gjithë kombi është me ne, ndjehem krenar dhe është një ëndërr e kthyer në realitet. Tani le të fitojmë edhe një tjetër titull”, tha Giroud.

/GazetaBlic Sport/