Sporti

Olivier Giroud i dha fitoren e 9-të Milanit, ja komenti i tij pas ndeshjes

10/26/2021 23:12
nga:Mergim Rreci

Olivier Giroud pranon se performanca e Milanit kundër Torinos nuk ishte perfekte, por tha se fitorja ishte më e rëndësishme se gjithçka tjetër.

Kuqezinjtë bënë mjaftueshëm për të arritur një fitore 1-0 në ‘San Siro’ me Olivier Giroud që shënoi golin e hershëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, rezultatet janë ato që kanë rëndësi, dhe Milani ka fituar nëntë nga 10 ndeshjet e tyre fillestare në Serie A vetëm për herë të dytë, pas sezonit 1954-55.

“Mendoj se kemi bërë një lojë të mirë. Torino është një skuadër e fortë, ata janë agresivë në ndërhyrje”, tha Giroud për DAZN.

“Jam shumë i lumtur sepse bëmë mirë që në fillim dhe Torino nuk kishte shumë raste shënimi. Kjo do të thotë se ne kemi qenë shumë solidë në prapavijë dhe marrim tre pikët, kjo është gjëja më e rëndësishme.

“Ne luajmë çdo tre ditë, kjo nuk është e lehtë për trupin. Gjithçka nuk ishte perfekte, por ne fituam sonte dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Është e jashtëzakonshme që Milani e ka mbajtur këtë fillim me nëntë fitore nga 10 ndeshje kur kanë munguar kaq shumë lojtarë për shkak të lëndimeve.

“Kjo është ajo që më pëlqen shumë te ekipi ynë, veçanërisht kur luajmë në shtëpi, duam t’i bëjmë tifozët të lumtur me shumë energji dhe pasion.

“Ndonjëherë, ne mund të bëjmë më mirë, gjithçka nuk është perfekte, por ne marrim tre pikët”, përfundoi Giroud.

/GazetaBlic Sport/