Sporti

Olivier Giroud arrin në Milanello, fillon aventurën e tij me skuadrën kuq e zi

07/27/2021 13:58
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi i ri i Milanit, Olivier Giroud ka arritur në Milanello për të filluar para-sezonin e tij me Rossonerët.

Sipas Calciomercato.com, ish-sulmuesi i Chelsea do të stërvitet me Rossonerët për herë të parë sot, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka përfunduar një lëvizje prej 2 milion € nga Stamford Bridge këtë verë dhe tani është gati të punojë nën drejtimin e Stefano Pioli.

34-vjeçari shënoi 39 gola në 119 paraqitje me Blues dhe nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me Rossonerët.