Sporti

Oleksandr Zinchenko: “Arsenali nuk ka nevojë të kopjojë Man Cityn për të fituar Premier League”

07/25/2024 23:05
nga:Lorik J

Oleksandr Zinchenko beson me vendosmëri Arsenali mund të fitojë Premier League duke krijuar identitetin e tij në vend që të kopjojë punën e Pep Guardiolës në Manchester City.

Cituar nga Daily Mail, mbrojtësi shpjegoi: “Unë nuk mendoj se duhet të kopjojmë dikë si City.

“Sigurisht që për momentin ata janë ndoshta skuadra më e mirë në botë.

“Nëse shikoni statistikat dhe titujt që ata kanë fituar në dy vitet e fundit, është e mahnitshme.

“Ju gjithmonë duhet të shikoni më të mirët, por jo të jeni si ata”

Man City mundi Arsenalin drejt titullit për dy sezonet e fundit radhazi.

/GazetaBlic Sport/