Sporti

Oleksandr Usyk tregon transformimin e pabesueshëm të trupit para meçit me Joshua

09/20/2021 16:48
nga:Lorik J

Oleksandr Usyk ka pësuar një transformim drastik të trupit para meçit me Anthony Joshua për titujt e peshave të rënda këtë të shtunë në Londër.

Usyk, do të përpiqet të marrë fitoren dhe rripat e Joshua WBA, IBF dhe WBO në Stadiumin Tottenham Hotspur dhe është e qartë të shihet në fotot e fundit se ai ka bërë një transformim të madh, përcjell GazetaBlic Sport.

34-vjeçari u kritikua për peshën e tij pas meçit me Derek Chisora, i cili u zhvillua për 12 raunde.

Para meçit me Chisora ai ishte 98 kg, kurse tani pak para meçit me Joshua ai ka 108 kg.

Megjithatë, nga fotot e publikuara shihet qartë se ai ka punuar në këtë drejtim dhe ka bërë një transformim të trupit të tij.

/GazetaBlic Sport