Duke folur për Sport Mediaset, sulmuesi portugez Rafael Leao, i cili shënoi një gol të bukur këtë të enjte kundër Genoas, në fitoren 3-1, pranoi se donte të krosonte dhe jo të gjuante qëllimisht në portë.
“Doja të krosoja sepse ne kemi një lojtar si Giroud, i cili është shumë i mirë në ajër. Nëse nuk kam vend për të gjuajtur, përpiqem të krosoj dhe këtë kërkoja të bëja”, ka rrëfyer sulmuesi i ri, përcjell GazetaBlic Sport.
Leao, my winger? pic.twitter.com/qv8LFMZEIS
— ?? (@cxlteck) January 13, 2022
“Si titullar apo i ardhur nga pankina, gjithmonë përpiqem të jap kontributin tim për ekipin, ndaj jam i lumtur që kam arritur të shënoj dhe kam fituar këtë ndeshje”, theksoi Rafael Leão.
/GazetaBlic Sport/


