Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer është shprehur se vendi i dytë me “Djajtë e Kuq” nuk është arritje për të dhe ekipin e Unitedit.
Klubi i Manchester United ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 60 pikë, 14 më pak se rivali i tyre lokal, megjithatë United ka 2 ndeshje më pak të zhvilluara, shkruan GazetaBlic Sport.
“Nuk mund të themi se pozita e dytë është arritje, ne synojmë më shumë se kaq”, ka thënë Solskjaer.
“City ka zhvilluar një sezon fantastik, por synimi ynë është që ti arrijmë ata”, ka vazhduar trajneri i Manchester United.
Manchester United është eliminuar nga gara e Ligës së Kampionëve, por po bën mirë në Europa League ku e ka mposhtur Granadan në ndeshjen e parë çerekfinale me rezultat 2-0.
/GazetaBlic Sport.


