Sporti

Klopp jep lajmin e mirë për tifozët, Diogo Jota mund të luajë ndaj Evertoni

02/10/2023 14:03
nga:Mergim Rreci

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, pranoi këtë të premte se Diogo Jota, i cili së fundmi u rikthye në stërvitje pas një mungese të zgjatur për shkak të dëmtimit, mund të jetë një opsion në derbin e Merseyside kundër Everton-it, takim ky që zhvillohet të hënën.

“Diogo [Jota] është më i afërti për të luajtur. Ai ka stërvitur me ne dy ditët e fundit. Edhe tre të tjera dhe besoj se jam gati të japë minuta për të”, ka thënë trajneri gjerman, transmeton GazetaBlic Sport.

Roberto Firmino, Arthur dhe Van Dijk gjithashtu u rikthyen në stërvitje pasi tejkaluan dëmtimet.

“Bobby [Roberto Firmino] Nuk e di, duhet të shohim se si ai merret me intensitetin e stërvitjes. Ashtu si Arthur, Virgil [Van Dijk] nuk mendoj se është aq afër”, përfundoi trajneri gjerman.

/GazetaBlic Sport/