Lajme

OKB zgjat mandatin e EUFOR në Bosnjë dhe Hercegovinë

11/03/2021 23:11
nga:Q R

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB) ka miratuar njëzëri rezolutën e cila i zgjat mandatin të EUFOR-it.

Ambasadori francez në OKB, Nicolas de Riviere, ka thënë se vendi i tij e mbështet integrimin evropian të Bosnjë dhe Hercegovinës dhe e mirëpret miratimin e rezolutës që zgjat misionin e BE-së atje.

Ndërkaq Ambasadorja amerikane, Linda Thomas-Greenfield, ka thënë se qytetarët e Bosnjë dhe Hercegovinës meritojnë përfaqësues të mirë në qeveri, shkruan B92.

U raportua se SHBA ia refuzoi vizën kryeministrit Kurti, deklarohen nga Qeveria