Agjencia e OKB-së për refugjatët (UNHCR) thotë se “është thellësisht e shqetësuar nga raportet dhe imazhet tronditëse të 92 personave të gjetur në kufirin tokësor greko-turk, e të cilët ishin të zhveshur.
“Ne dënojmë një trajtim të tillë mizor dhe poshtërues dhe bëjmë thirrje për një hetim të plotë mbi këtë incident”, tha UNHCR përmes një cicërime në Twitter të dielën e 16 tetorit.
Ankaraja dhe Athina shkëmbyen akuza pasi autoritetet greke gjetën 92 refugjatët afër kufirit të saj verior me Turqinë, shkruan Al Jazeera.
Zëvendësministri i Brendshëm turk Ismail Catakli mohoi përfshirjen e vendit të tij në incidentin e të shtunës, pasi Greqia fajësoi Ankaranë lidhur me ngjarjen.
“Meqenëse nuk mund të gjenit një rast të vetëm të shkeljes së të drejtave të njeriut nga Turqia, ju thjesht kërkoni të ekspozoni imazhin e mizorisë suaj sikur ta bënte Turqia”, tha Catakli në Twitter duke iu përgjigjur një postimi të ministrit grek të Migracionit, Notis Mitarachi.
Catakli i bëri thirrje gjithashtu Greqisë që të ndalojë “manipulimin dhe pandershmërinë”.
“Do të pritej një shpjegim pune nga ana e qeverisë turke”, i tha ai një stacioni televiziv grek.
“Athina së shpejti do të zgjasë një gardh 40 kilometërsh përgjatë kufirit të saj me Turqinë për të parandaluar njerëzit të hyjnë në vend në atë mënyrë”, tha Theodorikakos.
Greqia i ka kërkuar Turqisë të respektojë një marrëveshje të vitit 2016 me Bashkimin Evropian, në të cilën Ankaraja ra dakord të frenojë fluksin e refugjatëve dhe emigrantëve në Evropë në këmbim të miliarda eurove ndihma.
Turqia thotë se ka forcuar masat për të parandaluar kontrabandën e njerëzve.


