Lajme

OKB: Një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina brenda një jave

03/03/2022 07:47
nga:Q R

Një milion refugjatë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus, tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, Filippo Grandi.

“Në vetëm shtatë ditë ne kemi qenë dëshmitarë të eksodit të një milion refugjatësh nga Ukraina në vendet fqinje”, tha Grandi.

“Për shumë miliona të tjerë, brenda Ukrainës, është koha që armët të heshtin, në mënyrë që të sigurohet ndihma humanitare shpëtimtare”, shtoi ai.

Ky është eksodi më i shpejtë i refugjatëve në shekullin 21, sipas Kombeve të Bashkuara.

​Në seancën e sotme, në rend dite rezoluta në mbështetje të Ukrainës