Lajme

OKB: Nëntë nga 10 persona në Gaza janë zhvendosur të paktën një herë që nga fillimi i luftës

07/03/2024 23:39
nga:Sh R

Agjencia humanitare e OKB-së ka thënë se përafërsisht nëntë në çdo 10 persona në Gaza janë zhvendosur të paktën një herë që nga fillimi i luftës.

“Për momentin, ne vlerësuam se nëntë në çdo 10 njerëz në Rripin e Gazës ishin zhvendosur brenda vendit të paktën një herë që nga tetori”.

“Nga popullsia aktuale e Gazës, ne vlerësojmë gjithashtu se 1.9 milionë janë zhvendosur brenda disa herë”, thuhet në deklaratën e OKB-së.