Deri sot, më 11 mars, më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina , ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Migracion.
Shifrat e fundit tregojnë 200.000 refugjatë shtesë që nga raporti i fundit deri më 10 mars.
Në anën tjetër, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se të paktën 1.85 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës.
Pjesa më e madhe e refugjatëve ukrainas ka hyrë në Poloni.


