Lajme

OKB: Hamasi dhe Izraeli mund të kishin kryer krime lufte në situatën e shpëtimit të pengjeve

06/11/2024 13:18
nga:Sh R

Një operacion i fundit i shpëtimit të pengjeve mund të tregojë se Izraeli dhe Hamasi kanë kryer krime lufte, ka thënë zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut.

Izraeli shpëtoi katër robër nga kampi i refugjatëve Nuseirat në Gaza qendrore të shtunën.

Ministria e Shëndetësisë e udhëhequr nga Hamasi tha se misioni vrau të paktën 274 palestinezë dhe plagosi 400 të tjerë. Izraeli ka pranuar më pak se 100 viktima.

Hamasi gjithashtu pretendoi se forcat e Netanyahut vranë tre pengje të tjerë – një pretendim që ushtria izraelite e ka mohuar.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka thënë se vdekjet e civilëve dhe mbajtja e tyre mund të përbëjnë krime lufte.

“Qindra palestinezë, shumë prej tyre civilë, thuhet se u vranë dhe u plagosën”, tha zëdhënësi Jeremy Laurence.

“Për më tepër, duke mbajtur pengje në zona kaq të dendura të populluara, grupet e armatosura që e bëjnë këtë po vënë jetën e civilëve palestinezë, si dhe të vetë pengjeve, në rrezik të shtuar nga armiqësitë”.

“Të gjitha këto veprime, nga të dyja palët, mund të përbëjnë krime lufte”, shkruan BBC.