Lajme

OKB: Gratë dhe fëmijët viktimat kryesore të luftës Izrael-Hamas

01/20/2024 13:53
nga:Y I

Gratë dhe fëmijët janë viktimat kryesore në luftën Izrael-Hamas, me rreth 16,000 të vrarë dhe rreth dy nëna që humbin jetën çdo orë që nga sulmi i befasishëm i Hamasit ndaj Izraelit, ka thënë agjencia e Kombeve të Bashkuara që promovon barazinë gjinore.

Si rezultat i konfliktit më shumë se 100-ditor, shtoi UN Women, të paktën 3,000 gra mund të jenë bërë të veja dhe kryefamiljare dhe të paktën 10,000 fëmijë mund të kenë humbur baballarët e tyre, shkruan Euronews.

Agjencia vuri në dukje pabarazinë gjinore dhe barrën e grave që ikin nga luftimet me fëmijët dhe zhvendosen vazhdimisht.

Nga popullsia 2.3 milionëshe e territorit, 1.9 milionë janë të zhvendosur dhe “afër një milion janë gra dhe vajza” që kërkojnë strehim dhe siguri.