Lajme

OKB: Dhjetë milionë ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre

03/20/2022 15:16
nga:Q R

Dhjetë milionë persona tashmë janë larguar nga shtëpitë e tyre në Ukrainë për shkak të luftës “shkatërruese” të Rusisë, tha shefi i agjencisë për refugjatë në Kombet e Bashkuara, raporton CNN.

“Në mesin e përgjegjësive të atyre që nxisin luftëra, është dhimbja e shkaktuar ndaj civilëve të cilët detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre”, tha Filippo Grandi, shefi i UNHCR.

“Lufta në Ukrainë është aq shkatërruese sa që dhjetë milionë persona janë zhvendosur, disa brenda vendit, disa të tjerë si refugjatë jashtë vendit”, tha ai.