Lajme

OKB: Deri më tani mbi 3 milionë njerëz kanë braktisur Ukrainën

03/16/2022 08:48
nga:Genita C

Numri i refugjatëve ukrainas që kanë ikur nga vendi që prej fillimi i luftës është tani 3.000.381, sipas Komisionarit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.

Ato përfshijnë 1.8 milionë ukrainas në Poloni, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët, kurse 300.000 po shkojnë në Evropën Perëndimore.
Ukrainasit janë larguar nga qytetet nën sulmin e forcave ruse.

Njëzet ditë pas konfliktit, OKB-ja thotë se 691 civilë kanë vdekur dhe 1.143 janë plagosur.