Sporti

Okafor heroi i Milanit, ‘Rossonerët’ fitojnë një ndeshje super të rivalizuar ndaj Lazio

03/01/2024 22:50
nga:Mergim Rreci

Fitore e vuajtur e Milanit përballë Lazios në “San Siro” në ndeshjen hapëse të javës së 27-të të Serisë A.

Kuqezinjtë iu falën golit të Okafor në minutën e 87-të për të mposhtur një Lazio që po rezistonte me shumë vështirësi në inferioritet numerik për shkak të ndëshkimit të Pellegrinit me karton të kuq që në minutën e 57-të.

Pikërisht për shkak të këtij episodi Sarri hodhi në fushë Elseid Hysajn në të 60-tën në vend të Luis Albertos.

Prishja e ekuilibrave në fushë ndikoi në rritjen e presionit të “Djallit”, që arriti të shënonte me Leaon, por për fatin e bardhekaltërve portugezi ishte në pozicion jashtë loje për çështje centimetrash.

Për ta zgjidhur ndeshje mendoi Okafor, i aktivizuar në të 71-tën në vend të Adli.