Showtime

“Oj shqipe o shpirt, nuk je në trotuar, unë jetoj me komandat lufte”

10/23/2023 22:41
nga:G B

“Oj shqipe o shpirt, nuk je në trotuar o zemër, ke të bëjsh me 20 karaktere të ndryshme aty. Unë jetoj me komandat lufte, jetoj me një ushtar në shtëpi”.

Opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj, ka shpërthyer ndaj konkurrentës Shqipe Hysenaj.

Kjo është fjalia ku Anita i drejtohet Shqipes, duke e këshilluar që “po e zgjat muhabetin mbi tre fjalë dhe me një fjali të përbërë plotësisht, ta dish se e ke humbur luftën”.

Ndryshe, Shqipja i është kundërpërgjigjur me “nuk do të dëgjoj më” dhe ka vazhduar me “do ta shofim”.

Kjo deklaratë vjen pas përplasjes së konkurrentëve mes veti, Shqipes dhe Azemit.