Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.
Gjermania është në avantazh të thellë ndaj Litenshtjanit me rezultat 4 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.
Mysafirët po luajnë me një lojtar më pak, pasi që Hofer u përjashtua në minutën e 9-të.
Në anën tjetër, Spanja është poashtu në avantazh ndaj Greqisë, me rezultat 0 me 1. Sarabia shënoi golin e vetëm në 45 minutat e parë.
Kroacia është gjithashtu në epërsi ndaj Maltës 1 me 4, kurse Sllovenia ndaj Sllovakisë 1 me 0.
Në ndeshjet mes Romanisë dhe Islandës, Irlandës dhe Portugalisë nuk ka gola pas 45 minutave.


