Lajme

Oftalmologu Shabani: Nëse nuk trajtohet menjëherë, shkëputja e retinës mund të çojë në humbje të përhershme të shikimit

05/15/2024 15:20
nga:N K

Retina është një nga shtresat e syrit, e cila ndodhet në brendësi të tij dhe përbëhet kryesisht nga qeliza nervore. Të gjitha objektet që shohim projektohen në retinë, nga ku më pas përcillen drejt trurit në formë të impulseve elektrike. Nëse syri do të krahasohej me aparatin fotografik, retina luan rolin e filmit në të cilën stampohen pamjet.

Lidhur me këtë, në një prononcim për GazetaBlic, u deklarua oftalmologu Ardian Shabani, e cila tregon rreth shenjave të sëmundjes së retinës, trajtimet dhe diagnostikimin e saj.

“Simptomat e sëmundjeve të retinës përfshijnë: Shkëlqime, drita, miza fluturuese – Shikim jo i qartë, i mjegulluar – Skotoma (njolla të zeza) në shikimin tuaj qendror ose periferik. Shtrembërime, deformime të figurave që i shohim (për shembull, vijat e drejta duken të shtrembër). Humbje e papritur e shikimit. Vështirësi për të parë natën ose për t’u përshtatur kur ndryshon drita”, deklaroi ai.

Tutje ai flet për ekzaminimin e detajuar rreth diagnostifikimit të një problemi në sëmundjen e retinës së syrit.

“Diagnostikimi i sëmundjes së retinës bëhet me oftalmoskop indirekt apo direkt. Ekzaminimi i retinës me thjerrëza zmadhuese dhe biomikroskop. OCT (Tomografia koherente optike). Angiografia me fluoresceinë, një test imazherie që përdor ngjyrë fluoreshente të injektuar për të treguar rrjedhjen e gjakut në enët retinale. Autofluoreshenca e fundusit, një test imazherie që nuk është invaziv. Elektroretinografia, testi gjenetik për të konfirmuar një gjendje të trashëguar”, tha ai.

Tutje, ai tregon edhe trajtimet e disponueshme varësisht nga lloji i sëmundjes së retinës tek sytë dhe efektet e tyre.

“Opsionet konzervative medikamentoze vijnë në konsiderim të disa lloje të sëmundjeve si p.sh.: infeksionet e retinës (Barna antibakteriale, antifungale ose antivirale për infeksione të rënda), pastaj barna vitaminoze dhe suplemente, procedurat kirurgjikale, trajtimet me laser dhe injeksionet intravitreale (brenda trupit qelqor të syrit)”, theksoi ai.

“Trajtimi me laser përdoret te rritja e enëve të gjakut aty ku nuk duhet të jenë, retinal tears, retinopati seroze qendrore, edema makulare si dhe trajtime të tjera për ablacionin e retinës përfshijnë: Scleral buckle surgery. Kirurgjia e shtrëngimit skleral: Një kirurg qep një sasi silikoni në pjesën e jashtme të syrit tuaj për të bërë indetacionin e sklerës, kriopleksia: ftohja intensive (krioterapia) krijon “dhëmbëza” që mbyll një retinal tears ose ablacion. Retinopeksia pneumatike: kirurgu injekton një flluskë gazi në syrin tuaj për të mbajtur retinën tuaj në vend”, vazhdoi ai.

Më tej, oftalmologu Shabani, tregon për lidhjen ekzistenciale midis hipertensionit dhe problemeve në retinë.

“Ka një lidhje të ngushtë mes hypertensionit arterial dhe retinës. Presioni i lartë i gjakut rezulton në një sërë ndryshimesh mikrovaskulare të retinës të quajtura Retinopati Hipertensive, që shfaqet me ngushtim të përgjithësuar dhe fokal të arteriolave të retinës, çarje arteriovenoze, hemorragji të retinës, mikroaneurizma dhe, në raste të rënda, edemë të diskut optik dhe makulës”, u shpreh ai.

Sipas Shabanit, ekziston mundësia e rikithimit të sëmundjes së retinës tek sytë edhe pas intervenimeve, për këtë arsye duhet një përcjellje e vazhdueshme.

“Asnjë trajtim në mjekësi nuk mund të jetë 100% i sigurt, andaj rikthimi i gjendjeve patologjike në retinë është i mundur. Gjendja në retinë duhet vazhdimisht të përcillet dhe në bazë të saj mund të bëhet rintervenimi, fillimisht për të ruajtur gjendjen ekzistuese dhe mundësisht përmirësimin e saj”, potencoi ai.

Për në fund, oftalmologu Shabani përmend edhe moshat që sëmundja e retinës prek dhe arsyen se pse.

“Pleqëria është faktor risku për paraqitjen e sëmundjeve retinale. Për shkak të degjenerimeve të moshës, tensionit arterial dhe diabetit eventual ekzistojnë gjasat për shfaqjen e një varg sëmundjesh të retinës si degjenerimi makular i lidhur me moshën, ose AMD, është një sëmundje e pashërueshme e syrit që është shkaku kryesor i humbjes së shikimit në Amerikë. Kjo gjendje zhvillohet kur pjesa qendrore e retinës, ose makula, përkeqësohet”, tha ai.

Shkëputja e retinës mund të shkaktojë shfaqjen e dritave, mizave fluturuese, shikim të paqartë ose një pamje me hije mbi fushën e shikimit. Nëse nuk trajtohet menjëherë, shkëputja e retinës mund të çojë në humbje të përhershme të shikimit. Ka shumë shkaqe të mundshme të shkëputjes së retinës, por plakja është një faktor rreziku i njohur”, përfundoi oftalmologu Shabani.

/GazetaBlic/